Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, tha të hënën se kapja e një prej cisternave të tij të naftës nga Indonezia ishte një “çështje teknike”. Ai i bëri thirrje qeverisë indoneziane të sigurojë informacion mbi incidentin.
Zëdhënësi hodhi poshtë çdo lidhje midis kapjes së cisternës dhe asaj të një anijeje të Koresë së Jugut e cila u kap nga Irani në fillim të janarit.
Mendohet se disa qytetarë indonezianë ishin në bordin e cisternës së Koresë së Jugut.
Autoritetet indoneziane deklaruan se, të dielën, kapën anijen iraniane, si dhe një anije panameze. Të dy të dyshuar për transportim të paligjshëm të naftës në ujërat e vendit të tyre.
Cisternat, “MT Horse” me flamur iranian dhe “MT Frea” me flamur panamez, u kapën në ujërat pranë provincës perëndimore, Kalimantan, të Indonezisë, tha një zëdhënës i Agjencisë Detare të Sigurisë Detare Indoneziane.
Zëdhënësi tha se cisternat dyshohen për një sërë shkeljesh, duke përfshirë mos shfaqjen e flamujve kombëtarë, mbylljen e sistemeve të tyre të identifikimit, ankorimin në mënyrë të paligjshme, transportimin e paligjshëm të karburantit midis anijeve dhe derdhjen e naftës.
Irani, shtëpia e rezervave kryesore të naftës dhe gazit natyror, ka përjetuar ulje në shitjet e tij jashtë vendit të ndikuara nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ish Presidenti, Donald Trump, tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e Teheranit në 2018.
Ngjarja shkurtoi një burim thelbësor të të ardhurave të qeverisë në ekonominë e Iranit.
Me kalimin e kohës, Irani është mbështetur në shitjet në tregun e zi dhe kryen marrëdhënie me Venezuelën për të vazhduar shitjet e tij.
Flota shtetërore iraniane e cisternave të naftës që udhëtojnë në mënyrë të vazhdueshme, fikin gjurmuesit e tyre të Sistemit të Identifikimit Automatik, për të fshehur vendin ku dërgojnë ngarkesën e tyre.
Analistët thonë se anijet iraniane shpesh transferojnë naftën e tyre në anije të tjera, të cilat më pas shesin me pretendime të rreme./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
-
Haradinaj: Përgjithmonë krenar me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit