Sport

Letonia fitojnë medaljen e parë të artë në “Tokyo 2020”


Ata mposhtën Komitetin Olimpik Rus në finale me rezultat 21:18.

Fitorja kundër Komitetit Olimpik Rus, i siguroi Letonisë medaljen e parë në “Tokyo 2020”.

Dueli mes dy shteteve ishte i “zjarrtë”, ku ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit.

Fitoren Letonisë ia siguroi Lasmanis Karlis pasi shënoi nga distanca e tre-pikëshit për rezultatin final.

Rusia kishin avantazhin në fillimin e ndeshjes, por ata nuk mundën ta mbajnë rezultatin për shkak të performancave të letonezve.

Më të mirët në anën e Letonisë ishin Lasmanis Karlis me 10 pikë dhe Miezis Nauris me 7 pikë.

Ndërsa te Komiteti Olimpik Rus, më të dalluarit ishin Karpenkov Ilia me 7 pikë dhe Pisklov Kirill me 6 pikë.

Letonia përfunduan rrugëtimin e tyre në basketboll 3×3, duke fituar medaljen e tyre të parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore