Lajme

Danimarka ndalon të gjitha fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe për pesë ditë


Danimarka ka ndaluar të gjitha fluturimet që vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për pesë ditë. Vendimi ka ardhur për shkak të testeve potencialisht jo të besueshme të coronavirus-it në Dubai.

Kufizimet e udhëtimit lidhen me dyshimet se testet e coronavirus-it që mund të merren në Dubai para nisjes nuk janë të besueshme. Qeveria daneze ka marrë vendimin pas një informacioni të hollësishëm për testimet.

Danimarka në fillim të këtij muaji e bëri të detyrueshme që udhëtarët të tregonin një test negativ nga 24 orët e kaluara pas mbërritjes nga të gjitha vendet.

Danimarka ka pasur 192 mijë persona të prekur nga pandemia, ku 1909 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore