Studimet e fundit kanë treguar se grupi i gjakut mund të luajë një rol jetësor kur bëhet fjalë për t’u infektuar me koronavirusin vdekjeprurës.
Sipas rezultateve të dy studimeve të botuara në gazetën “Blood Advances” njerëzit me grupin e gjakut 0 kanëmë pak gjasa të infektohen nga Covid-19.
Individët me grup gjaku A, B dhe AB janë më të rrezikuar. Personat me këto grupe gjaku kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje kardiovaskulare.
Studiuesit analizuan të dhënat e 1 mijë e 610 të infektuar në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati më shumë pasoja.
Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur sëmundje më të rëndë. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43% e popullsisë.
Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin korona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.
Studimet kanë vërtetuar se edhe në kohën e malaries personat , me grup gjaku 0, kanë rezultuar më të mbrojtur nga sëmundja./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndërprerja e antidepresantëve prek 1 në 6 persona – Çfarë ndodh pas ndalimit?
-
Rasti i parë njerëzor i gripit të shpendëve H5N2 u raportua në Meksikë, thotë OBSH
-
Halsey thotë se është “me fat që është gjallëë pas vështirësive shëndetësore
-
Më shumë se gjysma e të rriturve në SHBA do të kenë sëmundje kardiovaskulare deri në vitin 2050, zbulon hulumtimi
Lajmet kryesore
-
Ortek nga e djathta ekstreme në zgjedhje, por koalicioni pro-evropian e ka pushtetin në Bruksel
-
Lidhja me personazhet e krimit, efektivët duhet të plotësojnë një tjetër formular
-
Kush është Jordan Bardella, presidenti 28-vjeçar i partisë së Le Pen që mundi Macron
-
25 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s