Këngëtarja, Elvana Gjata, duket se ka vendosur që këtë vit të jetë super produktive, kështu duke sjellë projekte vazhdimisht, të cilat pothuajse gjithmonë marrin pëlqyeshmërinë e publikut.
Së fundmi, ylli i hitit ‘Kunadhe’, ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor, i cili do të dal së shpejti në treg ndërsa përfshin bashkëpunimin me artistë që kanë famë ndërkombëtare si Inna dhe Sickotoy.
‘Papa’ është titulli që treshja i ka vendosur këngës që do të publikohet së shpejti. Madje ky projekt do të hidhet në treg edhe me video klip të kuruar deri në detaje dhe të përshtatur mirë me stinën e verës.
Bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Inna-s dhe Sickotoy-t, pritet të shënoj sukses bazuar në sukseset e artistëve në projektet e tyre. Ndërkaq, Elvana, sivjet kishte publikuar EP albumin e saj “Çelu”, i cili përmban gjithsej shtatë këngë që përfshijnë kryesisht zhanret baladë dhe tinguj me frymëzim nga muzika e vjetër qytetare e kulturës shqiptare.
Edhe në këtë album të radhës, Elvana, i kishte qëndruar besnike bashkëpunëtorëve të vjetër. Ashtu si në albumin e fundit “EP3”, edhe në “Çelu”, përpos vet Elvanës, për tekstet e këngëve është përkujdesur kantautori, Pirro Çako.
Ndërsa, pas produksionit të këngëve, miksimit dhe masterizimit të tyre, gjendet produksenti i njohur nga Maqedonia e Veriut, Darko Dimitrov, ndihmuar edhe nga Andi Islami.
E veçanta e këtij albumi ishte se të gjitha skenat e klipeve ishin xhiruar në të njëjtin vend të zgjedhur nga ekipa e “Gerladina Sposa”. Në video klipet ku Elvana Gjata erdhi më natyrale se kurrë më parë, ajo dhe ekipi i saj ishin përkujdesur që skenat e klipive bashkë me veshjet dhe grimin, t’ia përshtatin titullit të albumit “Çelu”, duke sjellë ritme pranverore tek audienca.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Princi Harry nuk mund të takohet me babanë, mbretin Charles gjatë vizitës në MB – shkas, agjenda e ngarkuar
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
-
Demi Lovato rikthehet në Met Gala pas eksperiencës “të tmerrshme” në këtë event 8 vjet më parë
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së