Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e dhënë për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u caktua nën “Arrest shtëpie”, pas akuzave për ryshfet.
Më 13 korrik, ishte Gjykata, e cila e mori këtë masë, pas hetimeve nga SPAK.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) cilësohet se bëhet fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ngjarja lidhet direkt me denoncimin që deputetët Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, kanë bërë më 3 gusht 2020, mbi një tender të uniformave të policisë.
Denoncimi në SPAK
Deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më 3 gusht të vitit 2020, e kanë dorëzuar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, padinë lidhur me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit të vitit 2019.
Para mediave, ai do të sqaronte se ishte informuar nga persona të tjerë të cilët i kishin dorëzuar dokumentacionin mbi shkeljet e bëra në atë tender.
“Kam dorëzuar të gjitha provat që kanë lidhje me detajet, kartat teknologjike, shpallja e parë për katër vite, numri i artikujve 762 mijë, ulja drastike deri në 30% të këtyre artikujve dhe ruajtja e së njëjtës vlerë”, ka thënë ai.
Deputeti Murrizi i ka bërë thirrje SPAK-ut që ta hetojë detajisht tenderin, meqë sipas tij firma fituese nuk kishte lidhje me rrobaqepësi, por ishte firmë që merrej me gërmime dheu.
Në kallëzimin e dorëzuar nga deputetët Valteri dhe Murrizi, ministri i Brendshëm në atë kohë, Sandër Lleshaj, akuzohej për pesë vepra penale.
Fituese e tenderit, të zvarritur për gati një vit, ishte kompania D&E shpk, me një ofertë prej 26 milionë dollarësh, 5 milionë më shumë se kompania turke, Genç Taahhüt Giyim.
Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave (KOV) ishin tre anëtarë. Atyre, iu bë presion që të diskualifikohej kompania e renditur e para. Ajo plotësonte të gjitha kriteret dhe ofronte edhe 5 milionë dollarë më pak.
“Mirëpo, për të shtypur rezistencën e tyre në këtë komision u shtuan papritur edhe dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim”.
“Më pas gara u zhvillua me një komision prej tre anëtarësh duke shpallur fituese kompaninë D&E shpk e cila kishte dhe vlerën më të lartë të ofruar, çka sipas deputetëve është provë e qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar”, thonë ata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE