Partia Socialiste (PS), Partia Demokratike (PD), Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia Social Demokrate (PSD) kanë dorëzuar brenda afatit të përcaktuar propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve. Këto propozime u morën në shqyrtim nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Partitë politike u njoftuan brenda afateve për plotësimin e dokumentacioneve, në rastet e konstatimit të mangësive.
Shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, (KZAZ-) ka përfunduar. Rezulton se PD-ja, PS-ja dhe LSI-ja kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre. Njoftohet se PSD-ja ka kryer vetëm një dorëzim të pjeshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.
“Pas përfundimit të depozitimit, shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel of Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ukraina ka frikë nga kolapsi, NATO po shqyrton vijat e kuqe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
“CdM” zbardh “detaje” nga takimi Scholz-Spajiç: Kosova në Këshill të Evropës – kur të bëjë “hapa konkretë” drejt Asociacionit