Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dalë kundër mini-shengenit rajonal, duke e cilësuar idenë si kurth dhe kundër parimeve kryesore të BE-së. “S’ka mini-schengen. Është fals. Është kurth”, ka nënvizuar ajo.
Ministrja Gërvalla madje e ka arsyetuar edhe vonesën e Bashkimit Evropian në integrimin e vendeve ballkanike, meqë sipas saj “Kosova dhe rajoni nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë”.
“Të flasim për BE-në dhe për ne, por më së shumti për atë që ne duhet të jemi anëtarë të BE-së. Kur them ‘ne’, mendoj gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
“Me gjithë vështirësitë dhe sfidat duhet konstatuar që BE-ja na ka ofruar më të mirën që posedon – perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm të historisë evropiane. Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona:Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit.Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore.Ne ende nuk kemi arritur aty”.
“Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona. Askush nga ne nuk do të duhej të mashtronte veten duke thënë apo menduar që mund të hyjmë (në BE) pa i kryer punët tona”, ka thënë Gërvalla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Inspektorati do të hetojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës
-
Aksidentohet për vdekje drejtuesi i motorit në aksin Delvinë-Kardhiq
-
Rama në Athinë, Basha: Ka mbledhur 55 kryebashkiakë dhe u ka vënë kuota të mbushin stadiumin
-
Valët brutale të të nxehtit dhe qytetet e zhytura në ujë: si do të dukej një botë me 3 gradë më shumë
Lajmet kryesore
-
Takimi i Ramës në Athinë i ‘blinduar’ nga forca policore, sipas medias greke
-
‘Plumbi i Artë’, Gjyqtarja Entela Shedula përjashtohet nga çështja pas kërkesës së SPAK
-
Izraeli urdhëron evakuime të reja në Rafah ndërsa përgatitet të zgjerojë operacionet
-
Ahmeti: Nuk ndjehem mirë kur shoh që Amerika e Evropa kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës