Këngëtari, Ed Sheeran, publikoi të hënën këngën “Afterglow”.
Është kënga e parë që ai publikon pasi u bë baba me fëmijën e parë në muajin gusht.
Sheeran ndau këngën në profilin e tij në Instagram me një video shoqëruese ku shkruan “Hej djema. Afterglow është një këngë që kam shkruar vitin e kaluar dhe doja ta publikoja për ju. Nuk është kënga e parë nga albumi fundit, është thjesht një këngë që e dua dhe shpresoj që edhe ju ta doni. Shijojeni” !
Ai për herë të fundit ndau këngën e re që është pjesë e albumit “Star No.6 Collaborations Project” të mbushur me yje të vitit 2019, si Stormzy, Justin Bieber, Camila Cabello, Cardi B dhe shumë të tjerë.
Ky është albumi i katërt nga Sheeran, pas atij që u publikua në Mars 2017 dhe ishte albumi më i shitur në të gjithë botën për vitin 2017.
Dy këngët e para nga albumi, “Shape of You” dhe “Castle on the Hill”, thyen rekorde në një numër vendesh duke debutuar në dy pozicionet kryesore të top listave. Ai gjithashtu u bë artisti i parë që kishte dy këngë debutuese në top listën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të njëjtën javë.
Albumi i tij i katërt në studio “Star No.6 Collaborations Project” debutoi në numrin një në tregjet më të mëdha dhe nxjerr tre këngë në Mbretërinë e Bashkuar, “I Don’t Care”, “Beautiful People” dhe “Take Me Back to London”.
Kënga e re ka dy ditë që ka dalë dhe ka mbledhur më shumë se 12 milionë klikime në platformat muzikore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
-
Billie Eilish njofton turneun e radhës nga albumi i ardhshëm “Hit Me Hard and Soft”
-
Koncerti i Quavos “pa publik” ndez teorinë e egër konspirative të Chris Brown-it
-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë