Performanca e Lady Gaga-s, në Washington nuk ishte në stilin që jemi mësuar ta shohim, por vuri fokusin te vokali i saj i fortë dhe i sigurtë.
Nuk kishte kërcimtarë dhe e vetmja pjesë ekstravagante e veshjes së saj ishte karfica e artë me përmasa të mëdha në formën e një shqiponje. Ajo kombinohej me mikrofonin dhe kufjet e saj.
Gaga, njihet si një kritike e administratës Trump. Ajo shkroi në Twitter pak para ceremonisë se dëshironte që performanca e saj të siguronte një moment bashkimi pas ndarjeve të katër viteve të fundit.
“Këndimi i Himnit tonë Kombëtar për popullin amerikan është nderi im. Unë do të këndoj gjatë një momenti ndryshimi. Për mua, kjo ka një kuptim të madh” , shkruan ajo.
Ajo thekson synimin e saj për të njohur të kaluarën e vendit, të jetë shëruese për të tashmen e përbashkët, dhe me shprese për një të ardhme ku punohet me dashuri.
“Unë do t’u këndoj zemrave të të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë tokë”, shkruan Gaga në Twitter./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një roje sigurie qëllohet në shtëpinë e Drake në Toronto, mes ‘luftës’ me Kendrick Lamar
-
Camila Cabello shpall datën e publikimit për albumin e ri “C, XOXO”
-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit