Për të gjithë ata që konsumojnë embëlsira, keku i mollës është idele.
Ja çfarë nevojitet:3 korrka vezë,100 gr gjalpë,150 gr sheqer,300gr miell, 1 lug çaji pluhur pjekës, 4 kokrra mollë, sheqer vanilje.
Përgatitja:Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze
Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroji në një tavë keku.
Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë.
Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?