Paraditen e 20 janarit është përfshirë nga zjarri Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.
Për këtë ngjarje ka reaguar Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj.
“Me keqardhje mësuam lajmin se paraditen e sotme Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës është përfshirë nga zjarri. Përveç dëmeve në infrastrukturën e objektit, për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga ky rast. Në mënyrë që nxënësit të mos humbin asnjë orë mësimore do të ofrohet mësim online”, ka deklaruar Likaj në median sociale “Facebook”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bashkëpunojë me Komunën e Podujevës, për të rregulluar pjesën e dëmtuar nga zjarri. Më pas nxënësit mund të kthehen për të vazhduar procesin e rregullt mësimor.
Shkaqet e këtij zjarri nuk janë bërë të ditura akoma./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës, thotë Netanyahu
-
Serwer sugjeron ndërkombëtarët mos të presin që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” duke e themeluar Asociacionin
-
Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë
-
Al Jazeera pas mbylljes nga Izraeli: Vendim i rrezikshëm, drejt përgjigjes ligjore
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit