Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka nxjerr vendimet e datës 19 janar 2021. Vendime që prekin të gjitha nivelet e futbollit në vend. Nga Superliga e pëson vetëm Ardit Deliu i Laçit. Dhe nga futbolli i femrave nuk shpëtojnë pa ndëshkim.
1-Lojtari i KF Laçi, Ardit Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2-KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Turbina U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
3-Lojtari i KF Tirana U-21, Ergi Brahja, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/e dhe 47/4 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4-Lojtarja e Tirana AS Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5-Juban Danja – Femra, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
6-Lojtarja e Skënderbeu – Femra, Verije Binjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Enton Nova, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
8-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit