Presidenti i partisë më të madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç, ka përjashtuar lidhjen e pavarësisë së Kosovës me statusin e njësisë së Republika Serpskas në Bosnje, pasi krahasimit që bëri presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, derisa foli në parlamentin serb.
“Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë federale dhe Republika Serpska është vetëm një entitet brenda Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka thënë Izetbegoviç përpara seancës së Bordit Kryesor të SDA-së, i cili u mbajt në Sarajevë.
Izetbegoviç sqaroi më tej se deklarata e Vuçiç në thelb mohon që gjenocidi dhe spastrimi etnik të ketë ndodhur në Bosnje dhe Kosovë.
“E njëjta e keqe ndodhi në Kosovë. Ka shumë varre masive në Kosovë, ka disa në afërsi të Beogradit. Kishte kampe përqendrimi në Serbi dhe kjo është arsyeja pse ata nuk kanë asnjë bazë morale, njerëzore dhe ligjore për të folur në lidhje me Kosovën”, theksoi Izetbegoviç.
Ndryshe edhe pas 13 vite pas shpalljes të pavarësisë së Kosovës , Bosnja-Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi një gjë të tillë po e bllokon anëtari serb i presidencës trepalëshe të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kush flirton me korrupsionin nuk ka punë me ne, por me drejtësinë
-
Këshilli Evropian jep dritën jeshile për instrumentin e ri të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet