Pak kohë përpara se të fillojë takimi midis Portugalisë dhe Francës, dy trajnerët kanë publikuar 11 lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Fernando Santos do të kërkojë maksimumin nga kjo përballje duke hedhur në fushë nga minuta e parë, një Portugali të rreshtuar me skemën 4-3-3 klasike: Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Moutinho, Danilo, Sanchez, B.Silva, Ronaldo, Jota.
Në krahun tjetër, Didier Deschamps është kundërpërgjigjur duke e rreshtuar Francën me skemën 4-2-3-1: Lloris; Hernandez, Kimpembe, Varane, Kounde; Kante, Pogba; Toliso, Griezmann, Mbappe; Benzema.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com