Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Rachel Zegler, është përzgjedhur për të luajtur në rolin e princeshës së Disney-it, “Borëbardhës”, në një film të metrazhit të gjatë të drejtuar nga Steven Spielberg.
“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rashelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e ri zbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb.
Webb po ashtu paralajmëroi edhe disa filma të tjerë, mes të cilëve edhe “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, që janë nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji i vitit 2019.
Në anën tjetër filmi në me “Borëbardhën” parashikohet shfaqet gjatë vitit 2022.
Karikatura origjinale e “Snow White” dhe “The Seven Dwarfs”, është e bazuar në përrallën e Brothers Grimm, të publikuar në vitin 1938.
Vizuelizimi i parë i animuar i përrallës u bë nga kompania “Disney” dhe ishte një sukses masiv për studion.
Benj Pasek dhe Justin Paul, dyshja fituese e çmimeve “Oscars” do të shkruajnë këngë të reja për filmin.
Sa i përket procesit të hedhjes në skenë, Webb dhe ekzekutuesit e studios ishin takuar me talent për disa muaj për rolin e Borëbardhës.
Audicionet e Zegler u bënë përshtypje të gjithëve, nisur që nga pamja e deri te interpretimi, thonë burime të brendshme.
Zegler nuk është e huaj për audicionet e mëdha pasi ajo tashmë e kaloi atë në West Side Story, kur si si 17-vjeçare ajo mundi më shumë se 30,000 aktore për rolin kryesor të “Marias”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë