Gjykata tajlandeze dënoi të martën një grua për shkak të postimeve në internet kundër familjes mbretërorë.
65 vjeçarja u dënua me 43 vite burg.
“Ky është dënimi më i ashpër që është marrë ndonjëherë për fyerjen e monarkisë”, u shpreh avokati i saj.
Dënimi i saj vjen në një kohë të demonstratave të drejtuara nga të rinjtë. Udhëheqësit e protestave kanë kritikuar haptas monarkinë. Ata rrezikojnë ndjekjen penale sipas ligjit të rreptë të Tailandës të njohur si “lese majeste”. Ky ligj mbart një dënim me 15 vite për çdo shkelje ndaj monarkisë.
Tajlanda e kategorizon veten si një monarki kushtetuese, mbreti ka pushtet të drejtpërdrejtë në kushtetutë. Mbreti, si kryetari i shtetit, është simboli i identitetit kombëtar dhe unitetit.
Anchan Preelert u dënua fillimisht me 87 vite, por kur ajo pranoi shkeljet e saj gjykata e përgjysmoi këtë.
Zyrtarët e sigurisë bastisën shtëpinë e Anchan në janar të 2015-ës, disa muaj pasi qeveria civile u përmbys nga një grusht shteti ushtarak.
Çështja e saj, u paraqit fillimisht para një gjykate ushtarake dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2019, në atë civile.
Një qytetar tjetër i arrestuar në 2014-ën u dënua me më shumë se katër vite burg. Ai kishte publikuar artikuj dhe poezi në internet që sipas gjykatës përmbanin gënjeshtra në lidhje me monarkinë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës, thotë Netanyahu
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin
-
Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin