Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka quajtur “maskaradë elektorale” që nuk ka sjellë asnjë risi, zgjidhje apo shpresë, procesin e votimit për kryetar të PD-së, që u zhvillua më 13 qershor.
Sipas tij, për shkak të mungesës së lidershipit, herë të parë PD mbetet tre mandate rresht në opozitë dhe me rezultat përsëri më të ulët se ai i vitit 2013, kur doli në opozitë pas tetë viteve në qeverisje.
“Kjo humbje dëshpëruese për PD ishte deri diku e paralajmëruar kohë më parë. Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush”.
“Së dyti, Lulëzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë”, shtoi ai.
Nishani shkruan gjithashtu se sondazhet reale e tregonin liderin e Partisë Demokratike 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë.
“Kjo paralajmëronte se PD do mund të mblidhte veç votat e elektoratit të saj historik e asnjë votë nga pjesa “gri” që në fakt përcakton se nga do të anojë shumica e re. Regjimi i Edi Ramës ekzekutoi të njëjtin skenar manipulimi siç kishte bërë edhe në 2015 e 2017”.
Pikërisht ky realitet sipas tij, duhet të nxiste PD-në dhe detyronte Bashën të krijonin hapësirën e një projekti të ri politik.
“Në vend të kësaj, Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje
“PD sot paraqet “kërcënimin” më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30 vjeçare. Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak