Piloti i Ferrarit Charles Lecrarc në garat e Formula 1, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
23 vjeçari nga Monaco ka thënë në Twitter: “Kam simptoma të lehta por, ndihem mirë”.
“Do të qësndrojë I izoluar në shtëpinë time në Monaco duke respektuar rregulloren e vendosur nga autoritetet e shëndetësisë”, përfundon njoftimi i Lecrarc.
Në fillim të këtij muaji, piloti i McLaren Lando Norris, gjithashtu si Lecrarc, doli pozitiv ndërkohë që pushonte në Dubai.
Kalendari i Botërorirt të Formula 1 për këtë vit, do të fillojë garat testuese në mars megjithëse data e Çmimit të Madh (Grand Prix) të Australisë, qe shtyrë nga 19-21 mars për 19-21 nëntor, për shkak të masave të marra nga Covid-19.
Sezonin e kaluar, pilotët e Mercedes-it Sergio Perez, Lance Stroll bashkë me kampioni e botës, Lewis Hamilton, rezultuan pozitiv me Covid-19./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog