![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/06/Zahid-QUraishi-scaled.jpg)
Ai quhet Zahid Quraishi dhe është i pari mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili zgjidhet si gjykatës federal në SHBA.
Quraishi ishte propozim i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për postin e lartë magjistrativ në Amerikë. Senati i kontrolluar nga demokratët, e ka zgjedhur atë në detyrë me një shumicë bipartizane 81 vota pro dhe16 kundër.
Zahid Quraishi është një 46-vjeçar, djali i një emigranti pakistanez dhe ish-prokuror federal dhe ushtarak.
Kjo zgjedhje bëri bujë në SHBA edhe pas deklaratave të kreut të shumicës në Senat, Chuck Schumer, i cili theksoi faktin se pavarësisht se Islami është feja e tretë më e përhapur në botë, kjo është hera e parë që një mysliman zgjidhet në këtë post.
“Duhet të zgjerojmë jo vetëm diversitetin demografik por edhe diversitetin profesional”, deklaroi Schumer nga foltorja e Senatit. “Unë e di se presidenti Biden është dakord me mua në këtë çështje”.
Quraishi ka qenë më parë edhe pjesë e misioneve të Ushtrisë Amerikane në Irak, gjatë viteve 2004 dhe 2006.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com