Shërbimet online janë duke u kthyer në normalitet pas bllokadës totale, si rrjedhojë e problemeve të mëdha me shërbimet e internetit në pjesë të mëdha të botës.
Një numër jo i vogël i mediave më të mëdha botërore, përfshirë New York Times, Le Monde, BBC, The Guardian, Financial Times, CNN dhe të tjera ishin të paqasshme për të paktën një orë.
Në të gjitha këto faqe, vizitorët janë përballur me mesazhin “Error 503 Service Unavailable” ose “Connection Failure”.
Përveç faqeve të mediave, edhe ato të qeverive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë prekur nga ky problem.
Uebfaqja e qeverisë britanike gov.uk, që përfshinë departamente të shumta dhe shërbime të tjera publike, ka qenë e paqasshme përgjatë gjithë asaj kohe.
Ndërkaq, faqja e Shtëpisë së Bardhë është hapur me mesazhin “This page is not working”.
Çfarë e shkaktoi problemin?
Një defekt në Fastly, një kompani e njohur që ofron shërbime të shpërndarjes së përmbajtjeve (CDN), me bazë në Shtetet e Bashkuara, besohet të jetë arsyeja e gjithë këtij problemi.
Fastly e ka konfirmuar defektin në faqen e vet, rreth mesditës.
Në një njoftim më të vonë thuhet se problemi është zgjidhur dhe se Fastly e kishte kthyer funksionalitetin e të gjitha shërbimeve që ofron.
Megjithatë, paralajmëroheshin të gjithë që mund të kishin vonesa në qasje në shërbime, për shkak të ngarkesës së lartë.
Çfarë janë kompanitë e shpërndarjes së përmbajtjeve(CDN)?
Këto kompani janë pjesë integrale e infrastrukturës së internetit. Në të gjithë botën klientët varen nga shumësia e serverëve për ta përmirësuar performancën dhe shpejtësinë e qasjes në shërbime.
Një nga mënyrat për ta arritur këtë është përmes CDN-ve, që ruajnë të dhënat në serverë më afër përdoruesve, në mënyrë që qasja në to të jetë më e shpejtë.
Qëllimi i CDN-ve është që të shmangen “fytet e ngushta” në infrastrukturën e internetit, ndërkaq tani përdoren veçanërisht nga shërbimet e online streaming dhe platformat e mediave sociale.
Për pasojë, një defekt në një shërbim si Fastly, ua ka bërë të pamundur qasjen në shërbime një pjese të madhe të përdoruesve të cilët e përdorin atë CDN.
Fastly përdoret shumë nga organizatat mediale në botë, të cilat edhe ishin më të prekurat nga defekti i të martës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ambicia e Kosovës për t’u bërë pjesë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese shtyhet për vitin e ardhshëm
-
Varshava: Kievi mund të përdorë armët tona për të goditur Rusinë
-
Operacion antikanabis në Shkodër: Asgjësohen mbi 10 mijë bimë narkotike
-
Biden konsideron revokimin e rregullave për përdorimin e armëve në Kiev
Lajmet kryesore
-
Dosja Gërdeci, ekspertët e thirrur për dëshmi kërkojnë të mos jenë pjesë e procesit
-
Goditja e grupit italiano-shqiptar në Firenze: Si pastroheshin paratë në perandorinë e restoranteve
-
Marrëveshja Macron-Scholz: Ukraina duhet të jetë në gjendje të sulmojë bazat në Rusi
-
KFOR-i nderon ushtarët që u plagosën vitin e kaluar nga huliganët serbë në Zveçan