Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, e ka akuzuar gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung përmes një cicërime në Twitter, se kinse kanë gënjyer se ajo ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime gjatë një interviste të saj për mediumin zviceran të martën.
“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja kreu vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare ka shkruar po ashtu se “gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK, FARK dhe të tjerë sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”.
Në një intervistë dhënë NZZ, ajo ka kërkuar që vrasjet e pasluftës të hetohen, derisa në tekst thuhet se vrasjet ndodhën pas tërheqjes së trupave serbe dhe se “vrasjet u kryen kryesisht nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Viktimat ishin kundërshtarë serbë, romë dhe shqiptarë të UÇK-së. Disa ish-komandantë janë në paraburgim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, vazhdon teksti i shkruar nga gazetari, Andreas Reich.
Gërvalla ka thënë se “së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vrasjet politike pas përfundimit të luftës të hetohen plotësisht”.
“Ne kemi nevojë për këtë, për procesin e brendshëm të shërimit të shoqërisë sonë”.
“Citati shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin”, theksoi Gërvalla.
Por, ministrja e Jashtme e Kosovës, që në të kaluarën ka thënë edhe në media të tjera, që ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për të kontribuuar me prova, nuk i ka reaguar gazetarit zviceran e as tekstit të gazetës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
-
Homazhi i zgjuar i Angelina Mango për Palestinën, një ‘minifitore’ më vete në Eurovision
Lajmet kryesore
-
Rama: Shqipëria s’ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, veç respektit
-
Beleri nga burgu thotë se Rama po kërkon të sfidojë Greqinë
-
Rusia pretendon se ka pushtuar pesë fshatra kufitare në Kharkiv mes ofensivës së re
-
Një muaj paraburgim për Miletiç-in – lëndoi dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë dhe gazetarë në Veri