Juventus-i pritet ta huazojë përsëri sulmuesin spanjoll të Atletico Madrid-it, Alvaro Morata-n. 28-vjeçari është një kërkesë e teknikut, Massimiliano Allegri dhe pritet t’i kushtojë 10 milionë euro bardhezinjëve.
Zyrtarisht, më 30 qershor përfundon huazimi i Morata-s në Torino dhe futbollisti do të kthehet në Madrid, por është jashtë planeve të teknikut Diego Simeone. Juventus-i është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro për ta rimarrë përsëri spanjollin.
Sipas gazetes madrilene AS, Zonja e Vjetër do ta huazojë përsëri Morata-n, lojtarin që këtë sezon u paraqit në 44 ndeshje, duke shënuar 20 gola dhe gjithashtu dha 12 asiste.
Nga Juventus-i pritet largimi i Cristiano Ronaldo-s, që nëse ndodh atëherë Morata do të bëhet pika kryesore e referimit në sulmin e bardhezinjëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë