Trajneri që i solli Inter-it Serie A-në pas një dekade, po kalon momentet e fundit në klub.
Kështu raportojnë gazetat e mëdha italine, Gazetta Italia dhe Corriere dello Sport.
Pas triumfit në Serie A, Conte ka refuzuar që të flasë për mediat, dhe në klub besohet që Conte do të jap lamtumirën brenda 48 orëve të ardhshme.
Për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia Covid-19, drejtuesit e Inter janë të detyruar të shesin lojtarë të mëdhenjë.
Por, përpos kësaj, grupi Suning iu ka kërkuar futbollistëve që të pranojnë një ulje prej 20 përqind në pagat e tyre.
Gjithë këto gjëra, nuk i kanë pëlqyer Conte-s, i cili ka vendosur të largohet nga zikaltërit pas një sezoni fantastik.
Gjigantët milanez do ta bëjnë zyrtar vendimin në 48 orët e ardhme.
Emrat në listë janë: Allegri, Sarri dhe Mihajlovic.
Largimi i Conte-s mund të ndikojë direkt te futbollist si Achraf, Lautaro dhe Lukaku, që janë afër trajnerit.
Me të ardhmen e Zidane në ajër, Conte mund të gjejë punë menjëherë.
Klubi madrilen ka qenë edhe më parë i interesuar për Conte-n, dhe largimi i Zidane do të thotë që trajneri italian është një opsion shumë i mundshëm për Los Blancos.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për parregullsi
-
Ligji i ri i tatimeve për profesionet e lira është i drejtë, sipas FMN
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
Durmishi arrin në Speciale për intervistim, nënshkroi “kontrata të dyshimta” për rrugën Prishtinë – Podujevë