Sport

FSHF i dërgon letër dy ministrive për të lejuar tifozët në finalen e Kupës


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në një letër drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushit, kërkon që ndeshja finale për Kupën e Shqipërisë të luhen në praninë e tifozëve.

Kupa e Shqipërisë do të përmbyllë edicionin 2020/21 në finalen e 31 majit të orës 19:00 në stadiumin “Air Albania” ku do të përballen Vllaznia e Shkodrës me Skënderbeun e Korçës.

FSHF i ka kërkuar titullareve të të dy ministrive që të lejojnë hapjen e pjesëshme të stadiumit për tifozët, duke i siguruar se do të merren masa për shëndetin e lojtarëve, stafeve përkatëse dhe tifozëve që do të jenë të pranishëm në finale.

Sipas letrës së FSHF, prania e tifozëve kërkohet duke parë numrin gjithnjë e në rënie të të infektuarve me Covid-19 dhe situatat e ngjashme në vendet e tjera të Europës, ku ndeshjet finale i kanë luajtur me tifozë. Normalisht në numër shumë herë më të vogël se sa kapacitetet e stadiumeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore