Sport

Shtatë emrat, të cilët shohin derën e largimit te Real Madrid-i


Shtatë emra të mëdhenj te Real Madrid-i mund të kenë zhvilluar ndeshjen e fundit me Los Blancos.

Kjo vjen si pasojë e moshës dhe formës që kanë shfaqur, por edhe si pasojë e interesit që ka klubi madrilen për Kylian Mbappe-n.

Në fakt, interesi që ka Perez për Mbappe-n është ndoshta sekreti më i dobët në botën e futbollit.

Fitues i Kupës së Botës në moshën 19-vjeçare dhe një ndër golashënuesit më të mirë në botë, Mbappe, i përshtatet në mënyrë perfekte Real Madrid-it.

Mbappe ka edhe një vit kontratë me parisienët dhe ende nuk dihet asgjë për të ardhmen e tij.

Edhe pse Real-i njihet për nënshkrime marramendëse, transferimi i Mbappe-s mund të jetë i vështirë.

Në mes të krizës që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, madrilenët janë në mes të rindërtimit të stadiumit.

E përditshmja spanjolle, Marca, zbulon strategjinë e Perez-it për të financuar transferimin e super-yllit francez.

Ajo është shitja e lojtarëve, që nuk kontribuojnë shumë në skuadër, pra huazimet.

Jovic, Ceballos, Kubo, Diaz, Vallejo dhe Bale janë lojtarët që mund të shiten nga Real Madrid.

Përveç tyre, Real Madrid-i po shikon për një skuadër të re edhe për Isco-n.

Këta janë emrat e parë që Real Madrid-i kërkon të shesë, por është e mundur që edhe të tjerë të largohen.

Tre nga ata janë: Marcelo, Varane dhe belgu Eden Hazard. Real Madrid-i nuk dëshiron t’i shesë këta futbollistë, por nëse marrin një ofertë të mirë, kjo nuk do të jetë e pamundur.

Ramos dhe Lucas Vazquez janë emrat që, me shumë mundësi, do të largohen me parametra zero, pasi nuk po arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Me të ardhmen e Zidane-s ende në ajër, me sa duket po shkojmë drejt një revolucioni të madh nga një prej klubeve më gjigante në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore