Për të drejtuar makinën në ditë me shi këshillohen disa elementë të cilët duhet të kihen në vëmendje në mënyrë që të parandalohen pasojat negative prej rrugëve me lagështi.
Kujdesi nis para drejtimit të makinës. Shoferi duhet të jetë vigjilent të sigurohet se pjesët e automjetetit janë në gjendje të mirë pune. Dritat, fshirëset e xhamave dhe gomat janë më kryesoret.
Driving tests, guidë online për shoferët e rinj, këshillon që në kushtet e motit të lagësht duhet vozitur “më ngadalë se zakonisht”. Për shkak të pranisë së ujit në rrugë, koha e reagimit të automjetit është më e ngadaltë.
Distanca e sigurt mes makinave është gjithashtu me rëndësi të veçantë. Kjo pasi frenimi i makinës në rrugët me shi është i vështirë. Prandaj dhe, Driving Tests, këshillon shmangien e frenimit të rëndë dhe ngadalësimin gradual të shpejtësisë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike