Sport

Shpresa e Liverpool-it për kualifikimin në Ligën e Kampionëve kalon nga ‘Old Trafford’


Liverpool-i do të udhëtojë drejt “Old Trafford” për t’u përballur me Manchester United-in vendas. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 21:15.

United-i tashmë e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Liverpool-i është akoma jashtë katërshes kualifikuese.

United-i renditet në vendin e dytë me 70 pikë, pas 35 javësh. Liverpool-i renditet në vendin e gjashtë me 57 pikë, pas 34 javësh. Shtatë pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Chelsea është skuadra e Jurgen Klopp-it, por ka dy ndeshje më pak.

Në ndeshjet në shtëpi, United-i ka arritur të marrë nëntë fitore, tri barazime dhe pesë humbje. Liverpool-i, në ndeshjet jashtë, ka arritur shtatë fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Përballja e fundit mes dy ekipeve ishte më 24 janar 2021 në Kupën FA. Sfidë, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për United-in. Ndërsa, në kampionat ndeshja e fundit ishte po në janar të 2021-s, e përfunduar me rezultatin 0-0.

Ole Gunnar Solskjaer-i pritet të luajë me skemën 4-2-3-1: Henderson, Shaw – Bailly – Lindelof – Wan Bissaka, Fred – McTominay, Pogba – Fernandes – Rashford, Cavani.

Klopp-i pritet të luajë me skemën 4-3-3: Alisson, Robertson – Philips – Fabinho – Alexander Arnold, Milner – Wijnaldum – Alcantara, Mane – Jota – Salah.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore