Një drekë fantastike, me sasi të ulët yndyrnash dhe burim i vitaminës C. E thjeshtë për t’u përgatitur, plot aromë dhe shije mesdhetare.
Përbërësit :500 gr tagliatelle, 300 gr fileto pule, 100 gr domate të thara, 1 tufë borzilok
10 domate qershi, 1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq, 100 gr djathë Pecorino i grirë, 70 ml vaj ulliri, 4 thelpinj hudhre, 1 qepë e vogël e grirë.
Përgatitja
Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë. Më pas presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.
Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.
Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara. Fillojmë dhe i skuqim për pak minuta.
Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.
Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për asnjë parregullsi
-
Ligji i ri i tatimeve për profesionet e lira është i drejtë, sipas FMN
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
30% e shqiptarëve jetojnë në kushte të vështira