Lajme

Një paketë prej 900 miliardë dollarësh pritet të miratohet nga Kongresi amerikan për të ndihmuar ekonominë nga goditja gjatë pandemisë


Kongresi amerikan pritet të miratojë marrëveshjen e arritur mes republikanëve dhe demokratëve për një paketë ekonomike prej 900 miliardë dollarësh, e cila pritet të ndihmojë ekonominë për të rikuperuar goditjet e shkaktuara gjatë pandemisë.

Kjo marrëveshje vjen në një moment kritik pandemia përshkallëzimi të pandemisë, ku më shumë se 214,000 njerëz po infektohen çdo ditë në SHBA. Paketa ekonomike në pritje për miratim nga palët do të ishte stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA, duke pasuar paketën ekonomike prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars.

Sipas propozimit, kjo ndihmë ekonomike parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët duke rritur pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe duke siguruar ndihmë për bizneset e vogla. Kongresi amerikan synon ta përfshijë paketën në një projektligj prej 1,4 trilionë dollarësh që financon programet qeveritare deri në shtator 2021.

Gjatë deklaratave të ndryshme të republikanëve dhe demokratëve kërkohet më shumë kohë në dispozicion për ta shqyrtuar paketën e ndihmës ekonomike përpara se të votohet. Palët janë shprehur optimiste për arritjen e kësaj marrëveshjeje duke e konsideruar të afërt momentin e miratimit.

Për tu marrë parasysh është fakti se ky projektligj anashkalon dy nga elementët më të diskutueshëm gjatë negociatave mes palëve: kërkesën e republikanëve për mbrojtjen ligjore të bizneseve nga proceset gjyqësore të lidhura me koronavirusin dhe kërkesën e demokratëve për ndihmën që u duhet dhënë shteteve dhe qeverive lokale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore