Ylli i rrymës Pop, Madonna, ka hapur një akademi kërcimi falas, dedikuar të rinjve në Malawi, vendit ku janë adoptuar fëmijët e saj.
Madonna ndodhet në Afrikë dhe për të është një udhëtim zemre, duke marrë parasysh lidhjen që fëmijët e saj, Mercy, David Banda, Stella e Estere, kanë me vendin Afrikan.
Maddona, përveç vizitës në Qendrën Mercy James të Kirurgjisë Pediatrike, gjithashtu përuroi akademinë e vallëzimit, të quajtur Studio Madame X Dance. Ky projekt është menduar për fëmijët jetimë të qendrës Jacaranda.
“Jacaranda është një vend shumë i veçantë”, tha ylli në hapjen e akademisë.
“Dhe kjo jo vetëm sepse ka kaq shumë fëmijë të mrekullueshëm të talentuar, por edhe sepse ka mësues dhe themelues të mrekullueshëm që i janë përkushtuar me të vërtetë punës së tyre. Ju mësoni art, krijimtari, shprehi. Këto janë cilësi që na mbajnë gjallë dhe na bëjnë të përballemi me sfida dhe vështirësi. Dhe viti ishte vërtet i vështirë dhe i rëndë për të gjithë. Nëse thjesht e mendoni, çdo vit është i vështirë në Malavi, apo jo? Pra, për të vazhduar duhet të doni atë që bëni”, u shpreh Madonna./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
-
Billie Eilish njofton turneun e radhës nga albumi i ardhshëm “Hit Me Hard and Soft”
-
Vajza e Beyonce dhe Jay Z, Blue Ivy Carter debuton në botën e filmave
-
Meryl Streep bën shaka duke thënë se Nicole Kidman është aq e mirë në aktrim saqë është “traumatizuese”