Të gjithë të dypunësuarit duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE).
Afati i fundit për kryerjen e procedurave, është 30 qershori.
Deklarimin e bënin të dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Me ndryshimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat në janar të 2020-ës, këtë procedurë do të duhet ta kryejnë edhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve.
Niveli i taksimit për punën e dytë, është më i lartë se taksimi i punës së parë. Përllogaritja e përqindjes së taksës së mbajtur mbi punën e dytë, do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).
Formula e përllogaritjes së tatimit, do të jetë e paraqitur në faqen zyrtare të MFE-së. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi të përllogarisin dhe vetë tatimet e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Macron i kënaqur me reagimin e Kremlinit ndaj komenteve të tija: Ankthi rus tregon se kemi të drejtë
-
“Do të doja që këtë festë të isha me serbët”, Petkoviç-it i ndalohet hyrja në Kosovë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
‘Gara e re hapësinore’: cilat janë ambiciet e Kinës dhe pse janë kaq të shqetësuara SHBA-të?