1.657 punëtor shëndetësor janë vaksinuar me vaksinën Pfizer/Biotch.
Niman Bardhi, Koordinatori i qendrës për vaksinim në Prishtinë, e cila gjendet në sallën “1 Tetori”, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se është rritur interesimi i stafit shëndetësor për t’u vaksinuar.
“Deri tani janë vaksinuar 990 persona, ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë qenë të vaksinuar 637 persona, fluksi i profesionistëve shëndetësor është shumë i madh, madje sot shihet një fluks i tyre”.
Bardhi, thotë se ky numër nuk dallon shumë nga vaksinimi i herës së parë.
“Mund të them që është një rritje më e madhe, por jo marramendëse diku 5-10 për qind mes AstraZeneca dhe Pfizer. Internimi është normal si atëherë si tani. Nuk mund të paragjykoj që i besojnë më shumë ose më pak”.
Ndër të tjera Bardhi shtoi se ata që nuk u vaksinuan herën e parë duhet të kenë dëshmi, për të arsyetuar mos vaksinimin herën e parë.
“Për të gjitha ata që nuk kanë mund të marrin vaksinën është dashtë që të ketë dëshmi sepse ka pas arsyetime të ndryshme që kishim situata të pa lakmueshme shëndetësore”, thotë Bardhi gjatë konferencës.
Mexhide Sojeva, kryeinfermiere në Qendrën Emergjente, tha se nuk u vaksinua herën e parë pasi që nuk deshi të merrte vaksinën e prodhuar nga AstraZeneka.
“Po kam hezituar për vaksinën e parë, dhe për këtë arsye kam ardhur të marrë këtë vaksinë, dhimbje diçka nuk pata dhe Covidin e kam kaluar”, tha ajo.
5 mijë punëtorë shëndetësor janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit