Oktoberfest i Gjermanisë, festivali më i madh i birrës në botë, i cili mbahet çdo vit në Mynih, nuk do të zhvillohet këtë vit për shkak të krizës së coronavirus-it.
Pandemia ka detyruar anulimin e festivalit jashtëzakonisht popullor për të dytin vit radhazi. Festivali ishte planifikuar të bëhej nga 18 shtatori deri më 3 tetor.
Vendimi u mor nga kryeministri i landit bavarez, Markus Söder, dhe kryetari i Mynihut, Dieter Reiter. Söder tha se Oktoberfest është festivali “më global” që ekziston dhe se pandemia nuk është ende nën kontrollin e mjaftueshëm për të lejuar njerëz nga e gjithë bota të mblidhen në çadra.
“Në çadrat klasike të festivalit të birrës, distancimi shoqëror, maska dhe masa të tjera janë praktikisht të pamundura për t’u zbatuar,” tha Söder.
“Situata është shumë e pasigurt,” shtoi ai.
Kryebashkiaku i Mynihut, Reiter, tha se anulimi i Oktoberfest për të dytën herë është “një keqardhje e madhe” për miliona tifozë të Ëiesn, pasi festivali quhet në dialektin lokal bavarez.
Reiter paralajmëroi se anulimi i Oktoberfest për të dytin vit radhazi do të kishte “pasoja të rënda” për njerëzit e përfshirë në festival.
Oktoberfest-i, në vitin 2019, solli 1.23 miliardë euro të ardhura për ekonominë lokale.
Shpresë për Oktoberfest 2022
Festivali vjetor, i cili sjell zakonisht 6 milionë vizitorë nga të gjitha anët e globit, i ka rrënjët e saj rreth 200 vjet më parë. Pjesëmarrësit ulen në tavolina të gjata dhe shijojnë birrën vendase duke e shoqëruar me suxhuk, mish derri dhe gatime tradicionale vendase.
Shefi i Oktoberfest, Clemens Baumgärtner tha se vendimi ishte “plotësisht i saktë, jo vetëm duke marrë parasysh shëndetin e vizitorëve, por edhe reputacionin e mirë të Oktoberfest-it si një festival i sigurt dhe me cilësi të lartë”.
Ai parashikoi që ngjarja e vitit 2022 do të jetë “shumë më e ndjekur, sepse njerëzit janë të uritur dhe të etur”.
Një ngjarje më e vogël rivale thuhet se po planifikohet nga zyrtarët në Dubai, duke zemëruar tradicionalistët në Gjermani.
Qyteti i Mynihut është distancuar nga raportet e mediave se kombi i Gjirit po planifikon Oktoberfest-in e tij, duke argumentuar se nuk kanë asnjë lidhje me festivalin origjinal të birrës.
Nuk është hera e parë që festivali Oktoberfest po anulohet. Ai nuk është mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nga viti 1946 deri në vitin 1948.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
SHBA-të kundër pushtimit të Rafahut, pro armëpushimit dhe të shqetësuara për mbylljen e Al Jazeera në Izrael
-
Osmani: Investimet e MCC-së sollën përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës
-
Qoku me akuza rënda për liderët e “Frontit Evropian”: E kanë Vuçiçin, ne kemi Albinin
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrenica, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin