Paul Alexander , një i emëruar nga Donald Trump, ju ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë shëndetësorë për miratimin e një qasje “të imunitetit të tufës” ndaj Covid 19 dhe lejimin e infektimit të amerikanëve.
Sipas tij “foshnjat, fëmijët, adoleshentët si dhe të rriturit moshës mesme, kanë rrezik shumë të vogël , kështu që mund përdoren për ekspozim me qëllim krijimin e grupit që duhet”.
Gjithashtu Paul ka reaguar edhe më parë në lidhje me Covid 19 dhe krijimin e imunitetit nga njerëzit.
“Duhet hapet një zonë me qëllim që të rinjtë të infektohen dhe të krijojnë imunitet ndaj virusit. Një mënyrë për të realizuar këtë është hapja e kolegjeve”, u shpreh ai me 24 dhe 27 korrik në reagimet e tij.
Zyrtarët e lartë të Trump kanë mohuar mënyrë të përsëritur se imuniteti i tufës, për të kontrolluar Covid 19, ishte në shqyrtim ose formësonte qasjen e Shtëpisë Bardhë ndaj pandemisë.
Email-et përfaqësojnë një dritare të pazakontë në diskutimet e brendshme të administratës Trump dhe tensionet midis të emëruarve politikë si Alexander.
Ekspertët e shëndetit publik kanë hedhur poshtë thirrjet për të infektuar me qëllim Covid-19 amerikanë më të rinj, më të shëndetshëm, duke thënë se kjo do të vinte në mënyrë të panevojshme miliona njerëz në rrezik të ndërlikimeve afatgjata, madje edhe të vdekjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet evropiane dhe loja e aleancave
-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Szunyog: Sulmet fizike, kërcënimet, gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve në Kosovë është për t’u shqetësuar