Tifozët e Manchester United i kanë treguar klubit që janë të turpëruar dhe shumë të nervozuar me planet për të marrë pjesë në Superligë.
United ishte një nga gjashtë skuadrat angleze që nënshkroi kontratën e Superligës, para se të tërhiqej dy ditë më pas.
Në një forum emergjent të mbledhur nga MUST-i ose “Manchester United Supporters Trust” shprehen pakënaqësinë ndaj drejtuesve të klubit.
“Kemi zero besim në drejtuesit” shkruajti MUST-i.
“Mungesa e komunikimit me tifozët, futbollistët dhe trajnerin, tregon që këta njerëz janë të frikësuar nga përgjegjësitë dhe nuk e mirëmbajnë klubin, këtë nuk mund ta falim”.
“Superliga ishte një sulm drejtuar tifozëve nga e gjithë bota dhe ne thjeshtë jemi ngopur me këto”,
Pas tërheqjes së Manchester United-it nga Superliga, njëri nga drejtuesit e klubit, Joel Glazer, kërkoi falje duke e pranuar gabimin.
Kurse një drejtues tjetër, Ed Woodward, do të largohet nga klubi në fund të vitit 2021.
Fansat e djajve të kuq kërkojnë që familja Glazer të largohet nga drejtimi i klubit, sepse ata nuk mbrojnë interesin e klubit, por thjesht atë përsonal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com