Shqipëria

99 vite “Autoqefale”


Kongresi i Beratit ishte përpjekja e parë, e cila u kurorëzua me shpalljen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë – Autoqefale (KOASH).

Ajo u mblodh të hënën e 11 shtatorit dhe i mbylli punimet më 19 shtator të vitit 1922.

Statuti i KOASH-it u miratua në Kongresin e dytë kishtar ortodoks.

Ky Sinod u mbajt në Mitropolinë e Korçës nën kryesinë e Kryepeshkopit Visarion.

Gjatë punimeve të Kongresit u zgjodhën si delegatë – intelektualët dhe klerikët e shquar të vendit.

Ky statut i sapo-themeluar sanksionoi Autoqefalinë më 12 shtator 1922, duke u bashkuar me patriarkanat e shenjta dhe me kishat e tjera ortodokse autoqefale.

Imzot Visarioni këmbënguli që gjuha zyrtare e Kishës të jetë gjuha shqipe. Kjo, për shkak se ajo i zotëron të gjitha aftësitë e duhura dhe kurorëzon përpjekjet më të hershme dhe të rilindasve.

Në një artikull të veçantë u përcaktua pavarësia e kishës shqiptare: “Kryepeshkopi, Peshkopët, Zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit… duhet të jenë prej gjaku e gjuhe Shqiptarë, si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare”.

Rindërtimi i historisë

Krishtërimi mbërriti në Shqipëri para shekullit të 4-të nga dy drejtime.

Gegët në veri të vendit u bënë të krishterë latinë, ndërsa tradita bizantine ishte mbizotëruese midis popullit toskë në jug.

Pas pushtimit turk në shekullin e 15-të, shumica e shqiptarëve u bënë myslimanë.

Nën sundimin osman, popullsia ortodokse e mbetur e Shqipërisë u integrua në Patriarkanën e Kostandinopojës dhe të gjitha shërbimet fetare ortodokse, mësimet dhe aktivitetet kulturore u kryen në greqisht.

Komuniteti i parë ortodoks që përdori shqipen në liturgji ishte në Boston (SHBA), në vitin 1908 midis një grupi emigrantësh shqiptarë të udhëhequr nga Fan Noli.

Noli kishte përgatitur përkthimin e tij të liturgjisë në gjuhën shqipe dhe e përdori atë gjatë një turneu në disa qytete të mëdha të Evropës në vitin 1911.

Fan Noli

Menjëherë pas pavarësisë së Shqipërisë në 1912, Fan Noli udhëtoi për në Shqipëri ku do të shugurohej peshkop dhe do të bëhej kreu të kishës, pavarësinë e së cilës ai e mbështeti fuqishëm.

Në vitin 1922, shpalljen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe miratimin e një kushtetutë kishtare, e sanksionoi qeveria e asaj kohe.

Në vitin 1929 Mbreti Zog u kërkoi dy peshkopëve në vend që të shuguronin edhe tre peshkopë të tjerë, duke krijuar kështu një Sinod të Shenjtë pesë-anëtarësh i cili përsëri shpalli autoqefalinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore