Kosova

7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Ilustrimi i fotografise

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikë të Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratorët privat me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsejtë 1 mijë 224 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në teren, ndërsa kanë rezultuar gjithsejtë 7 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së janë shëruar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, është 107 mijë 714 persona, ndërsa  deri më tani kanë humbur jetën 2 mijë 256 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë 166 persona.

Ndërsa gjatë ditës së enjte në Kosovë, dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19, dhe kanë rezultuar 14 persona pozitiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore