Lajme

6 mijë të vdekur dhe 20 mijë të plagosur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit


Në ditën e 16-të të luftës me Hamasin, IDF-ja dhe policia izraelite njoftuan se kanë identifikuar trupat e 1 mijë e 75 prej të vrarëve në masakrën e kryer nga Hamasi dy javë më parë.

Deri më tani janë identifikuar 769 civilë dhe 307 ushtarë.

Sipas policisë, ata kanë edhe 200 trupa të tjerë të civilëve, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar.

Ushtria thotë se aktualisht janë të paktën 212 pengje që mbahen në Gaza.

Sakaq, në Izrael kanë mbetur të vrarë 1 mijë e 405 persona ndërsa 5 mijë e 132 janë plagosur nga sulmi i Hamas-it.

Në Gaza, shifra e të vdekurve ka shkuar në 4 mijë e 651 persona ndërsa më shumë se 14 mijë janë plagosur nga bombardimet ajrore të IDF-së.

Në Bregun Perëndimor shifrat flasin për 90 të vrarë dhe 1 mijë e 400 të plagosur nga luftimet mes Hamas-it dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore