Shëndet

5 qershori, Dita Botërore e Mjedisit


Data pestë qershor tash e më shumë se pesë dekada shënon Ditën Botërore të Mjedisit kudo në botë.

Kjo datë ka për qëllim inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit në nivel lokal e global si dhe nxitjen e aktiviteteve e aksioneve për të bërë ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Përcaktimi zyrtar i kësaj date si ditë zyrtare ishte vendosur në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, teksa fokus ashtu si tani, e kishte rritjen e vetëdijes rreth çështjeve mjedisore si dhe tërheqjen e vëmendjes politike ndaj kësaj pjesë.

Po ashtu, kjo datë u zgjodh edhe sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara – e njëjta ka filluar të festohet dy vjet më vonë, nisur që nga viti 1974.

Kujdesi për tokën dhe ujin, ndryshimet klimatike, mbrojtja e shtresës së ozonit e shtimi i hapësirave të gjelbëruara kane qenë vetëm disa prej temave të kësaj ngjarjeje që tanimë janë të ndryshme nga viti në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore