Shqipëria

45-vjeçarja në Berat i jep fund jetës me fotoksinë, vuante nga depresioni


Në Berat, një 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Referuar njoftimit të Policisë së Shtetit, dyshohet se 45-vjeccarja vuante nga depresioni dhe ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas Policisë, mesditën e djeshme shtetasja në fjalë me iniciale F. B., është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit.

Dhe dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar fotoksinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore