Kosova

40 vjet burg për katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares


Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur për dënimin ndaj katër të akuzuarve për dhunimin ndaj 11 vjeçares.

E.R është dënuar me 15 vjet burg, tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.

Ndërsa SH.K është liruar nga akuza në mungesë të provove.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të akuzuarit E.R, Fitim Limani.

“Po, sot ishte shpallja e vendimit, Ekrem Rexhepi u dënua me 15 vjet burg. SH.K u lirua nga akuza të miturit G.R me 9 vjet burg, G.J dhe Xh.S me nga 8 vite burg”, tha Limani për AP.

Më 3 qershor, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka kumtuar lajmin se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Ndërkaq, për këtë rast ishte shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë.

Në muajin gusht është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë për dy herë radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore