Lajme

Katër gra përjetuan dhunë me 14 shkurt


As në ditën e të dashuruarve, nuk u ndal dhuna ndaj grave.

Më 14 shkurt, 4 persona janë arrestuar për veprën penale “Dhunë në Familje” në Kosovë.

Në raportin 24 – orësh të Prokurorisë së shtetit bëhet e ditur se 4 personave të arrestuar u është caktuar masa e paraburgimit, pasi që kanë abuzuar fizikisht me personat e dashur të tyre.

Dy nga këto katër raste kanë ndodhur në Prishtinë, këto me të cilat është marrë  Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore.

Një në Prizren dhe një tjetër në Pejë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore