Aplikacione

375 milionë përdorues hapin Snapchat çdo ditë


Snapchat tha se 375 milionë përdorues hapin aplikacionin çdo ditë.

Edhe pse është një shifër e vogël krahasuar me 2.96 miliardë përdoruesit aktivë në muaj dhe 2 miliardë përdorues aktivë në ditë të Facebook, përdoruesit e Snapchat ka qenë një trend në rritje.

Snap tha gjatë evenimentit me investitorët se aplikacioni do të arrijë 1 miliardë përdorues aktivë në muaj në 2-3 vitet e ardhshme.

Shumica e përdoruesve janë në Amerikën e Veriut me 150 milionë përdorues aktivë në muaj.

CEO i Snap Evan Spiegel tha se aplikacioni arrin ¾ e moshave 13-34 vjeç në 20 vende të botës dhe përdoruesit postojnë 5 miliardë snape çdo ditë.

Shërbimi me pagesë Snapchat+ ka më shumë se 2.5 milionë anëtarë 7 muaj nga debutimi. Mbi 300 milionë përdorin Snap Map çdo muaj.

Evan Spiegel | BoF 500 | The People Shaping the Global Fashion Industry

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore