Shqipëria

Buxheti 2022/ 300 mijë fëmijë përfitues të paketës së kujdesit të syve


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në median sociale Twitter ka bërë me dije se në buxhetin e qeverisë për vitin 2022, parashikohet financimi i paketës së kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç.

Sipas saj, për herë të parë nga kjo paketë do të përfitojnë 300 mijë fëmijë.

Më 22 tetor u bë prezantimi i projektbuxhetit.

Ndërsa, të premten e 12 nëntorit, ministrja Manastirliu firmosi me homologun e saj italian, Roberto Speranza, një marrëveshje për trajtimin e sëmundjeve të lindura të gjakut – hemofilisë.

Kjo marrëveshje përforcon bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe siguron mbështetje në trajtimin e hemofilisë.

Ky protokoll mirëkuptimi, i cili është firmosur në Romë, sipas ministres, për herë të parë garanton sigurinë e faktorëve koagulues të gjakut, edhe për aspektet e profilaksisë apo për rastet e rënda hemofilike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore