Të gjithë të dypunësuarit duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE).
Afati i fundit për kryerjen e procedurave, është 30 prilli i vitit 2021.
Deklarimin e bënin të dypunësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Me ndryshimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat në janar të 2020-ës, këtë procedurë do të duhet ta kryejnë edhe ata që nuk e kalojnë kufirin e 2 milionë lekëve.
Niveli i taksimit për punën e dytë, është më i lartë se taksimi i punës së parë. Përllogaritja e përqindjes së taksës së mbajtur mbi punën e dytë, do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).
Formula e përllogaritjes së tatimit, do të jetë e paraqitur në faqen zyrtare të MFE-së. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi të përllogarisin dhe vetë tatimet e tyre./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE