Lajme

27 civilë vriten nga sulmi rebel në Kongo


Të paktën 27 civilë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi rebel në Republikën Demokratike të Kongos, sipas të dhënave të para të sjella nga Ushtria e Kongos dhe Kryqi i Kuq.

“Kemi dëgjuar të shtëna në fshatin Beu Manyama”, tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve, Anthony Mualushayi, një zëdhënës shtypi i ushtrisë kongoleze.

Në bazë të asaj çfarë është pasqyruar deri tani, bëhet fjalë për rebelët e Aleancës së Forcave Demokratike, të cilët pandehet se disa prej njerëzve i kanë vrarë duke i therur ata me sëpata.

ADF-ja, përshkruhet si lëvizje simotër e Shtetit Islamik dhe ka shkaktuar shpesh sulme të tilla me viktima të shumtë në civilë.

Menjëherë pas lokalizimit të sulmit, disa ushtarakë u janë vënë në ndjekje atentatorëve dhe pretendojnë se kanë vrarë shtatë prej tyre. Një tjetër ndërkohë, e kanë kapur dhe marrë në pyetje.

Prej një muaji, sulme të tilla nuk ishin parë, por tashmë duket se qetësia është prishur sërish.

Të premten po ashtu u gjetën 17 trupa të dekapituar nga disa anëtarë të Kryqit të Kuq.

Teksa, në gjithë territorin e Kongos, mendohet se janë mbi 120 grupe të armatosura, të cilat ushtrojë terror dhe aktivitet kundrejt civilëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore