Sport

26 zviceranët për EURO 2020


Edhe Zvicra, pas skuadrave tjera të grupit, Italisë dhe Uellsit, ka prezantuar 26-shen për Evropianin.

Helvetët tash e shumë kohë ka që janë pjesë e vazhdueshme e kompeticioneve madhore, sidomos e Evropianëve.

Vladimir Petkovic ka zgjedhur këtë 26-she për Evropianin që fillon pas 11 ditësh.

Portierë: Omlin, Mvogo, Sommer.

Mbrojtës: Rodriguez, Akanji, Evledi, Widmer, Benito, Mbabu, Comer, Omeragic, Schar, Lotomba.

Mesfushorë: Xhaka, Shaqiri, Zuber, Zakaria, Freuler, Fernandes, Sow, Fassnacht.

Sulmues: Seferovic, Admir Mehmedi, Embolo, Gavranovic, Vargas.

Jashtë mbetet Andi Zeqiri, që zgjodhi Zvicrën para Kosovës.

Andi mbeti jashtë edhe pse më parë ishte në listën provizore.

Zvicra është në një grup me Italinë, Uellsin dhe Turqinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore