Shqipëria

2020-a me më shumë makina në rrugë, por me cilat?


Vitin e kaluar, numri total i mjeteve rrugore në vend ka pësuar një rritje me 7.6 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020, numri total i mjeteve rrugore ka qenë 676 mijë e 811 mjete, nga 628 mijë e 937 mjete të regjistruara deri në vitin pararendës.

Numri total përfshin mjetet me status “aktiv” dhe ato “të çregjistruar përkohësisht”, sipas botimit të fundit nga Instituti i Statistika (INSTAT) mbi karakteristikat e mjeteve rrugore.

Mjete rrugore sipas llojit

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit total të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” me 79.7 për qind, “Automjetet për transport të përzier” me 6.9 për qind dhe “Motorët” me 5.0 për qind.

Mjetet rrugore sipas llojit, 2019 -2020

Deri në vitin 2020, numri i “Autoveturave” është rritur me 7.9 për qind në krahasim me vitin 2019, ndjekur nga “Automjetet për transport të përzier” rritur me 4.8 për qind në krahasim me vitin 2019.

Mjetet rrugore sipas qarqeve

Për vitin 2020, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 36.8 për qind ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend.

Mjeterrugoresipas qarqeve, 2020

Kurse qarku me numrin më të vogël të mjeteve rrugore është Kukësi me 2.1 për qind ndaj mjeteve rrugore në total.

Mjetet rrugore sipas kambios

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe me 64.9 për qind të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2020.

Mjete rrugore sipas kambios, 2020

Mjetet rrugore sipas vitit të prodhimit

Numri i autoveturave të regjistruara deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar me vit prodhimi para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1.4 për qind ndërsa grupi i autoveturave me vit prodhimi 2011-2020 ka pësuar rritje me 27.3 për qind.

Autovetura të grupuara sipas viteve të prodhimit, 2019-2020

Në nivel më të detajuar, deri në dhjetor të vitit 2020, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 57.7 për qind të numrit total të autoveturave me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht”.

Mjeterrugore të grupuara sipas moshës, 2020

Mjete rrugore sipas markës

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” me 18.2 për qind, e ndjekur nga “Volkswagen” me 17.0 për qind dhe “Daimler Chrysler” me 12.1 për qind.

Mjete rrugoresipas markës, 2020

Deri në dhjetorin e kaluar, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para vitit 2000 dhe viteve 2011-2020.

Ndërkaq, marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Autovetura sipas markës dhe viteve tëprodhimit, 2020

Mjete rrugore sipas lëndës djegëse

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë deri në vitin 2020, përdorin lëndë djegëse “Naftë” duke zënë 73.5 për qind nga 73.3 për qind deri në vitin 2019.

Këto, ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” me 18.2 për qind ndaj numrit gjithsej të autoveturave nga 19.4 për qind që ky grup zinte deri në vitin 2019.

Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Naftë” në vitin 2020, është rritur me 8.3 për qind në krahasim me vitin 2019. Kurse numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “Benzinë” është rritur me 1.4 për qind krahasuar me vitin 2019.

Autovetura sipas lëndës djegëse, 2019 -2020

Numri i autobusëve të regjistruar deri në vitin 2020, që kanë përdorur lëndë djegëse “Naftë” është rritur me 1.8 për qind krahasuar me vitin 2019.

Autobusë sipas lëndës djegëse, 2019 -2020

Autovetura sipas vëllimit të motorik

Numri i autoveturave të regjistruara në vitin 2020 sipas vëllimit motorik <=2.000 cc është rritur me 8.6 për qind krahasuar me vitin 2019.

Autovetura sipas vëllimit, 2019 -2020

Vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Benzinë” është nën 1.399cc, duke zënë 52.3 për qind të autoveturave gjithsej.

Ndërkohë, vëllimi më i përhapur te autoveturat me lëndë djegëse “Naftë” është 1.400cc-1.999cc, duke zënë 53.3 për qind.

Autovetura sipas lëndës djegëse dhe vëllimit, 2020

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore