Lajme

201 të vdekur dhe 98 të plagosur nga përleshjet në Sudanin Perëndimor


Të paktën 201 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 98 janë plagosur pas trazirave në Darfur, në Sudanin Perëndimor.

Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i kësaj dhune.

Shoqata Humanitare Norvegjeze e Këshillit të Refugjatëve (NRC) deklaroi se dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të trazirave.

Këto shpërthyen në Al Kuraynik të premten dhe u shtrinë në Al Genein, kryeqyteti i Darfurit Perëndimor, një nga pesë provincat në të gjithë rajonin e Darfurit.

Sipas disa raportimeve, mund të ketë përplasje mes nomadëve dhe fermerëve për ujin dhe zonat e kullotave.

Raporte të tjera përmendin një sulm nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, një milici e njohur dikur si Janjaweed, si arsye të mundshme.

Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Sudanin Volker Perthes ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi shkaqet e dhunës.

Përveç Darfurit Perëndimor, dhunë është raportuar në muajt e fundit në provincat fqinje të Darfurit Verior dhe Jugor.

Shoqatat humanitare vlerësojnë se deri në 18 milionë njerëz mund të preken nga mungesa e ushqimit deri në shtator.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore